Beogradi sërish ndalon boksierët e Kosovës

Boksi

Beogradi sërish ndalon boksierët e Kosovës

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:50

(E plotësuar) - Beogradi sërish ndalon boksierët e Kosovës! Është hera e tretë që i kthen pas. As kësaj radhe nuk lejon të kalojnë kufirin.

Sot në Beograd bëhet hapja solemne e Kampionatit Botëror të boksit. 

Me apo pa Kosovën? Kosova dy herë u ndalua në kufi nga policia serbe dhe e kthyen pas, duke mos lejuar që të shkojë në Beograd.

Sipas policisë serbe, nuk mund të hyhet me simbole të Kosovës! 

AIBA ka reaguar edhe në faqen zyrtare të saj.

“Federata e Boksit e Kosovës është anëtare e plotë e AIBA-s që nga nëntori i vitit 2014 dhe pritet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit të AIBA-s për meshkuj. AIBA pret që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacioni i çdo anëtari tjetër të AIBA-s.

AIBA synon të sigurojë një shtëpi mikpritëse për çdo boksier dhe bota e boksit nuk ka kufij.

Ne besojmë se të gjithë atletët duhet të kenë një shans të drejtë për të garuar dhe për të demonstruar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politika kombëtare.

AIBA është në kontakt me organizatorin e ngjarjes për Kampionatin Botëror AIBA, Federatën Serbe të Boksit, në përpjekje për të korrigjuar situatën”, reagon AIBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat