Spektakli në kryeqytetin e turpit, që e bombardoi bota për Kosovën!

Boksi

Spektakli në kryeqytetin e turpit, që e bombardoi bota për Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 20:12
Spektakli në kryeqytetin e turpit, që e bombardoi bota për Kosovën!

Spektakli në kryeqytetin e turpit, ndryshe nuk mund të quhet Beogradi!

Në shtetin që e gjithë e bota e njeh për krime lufte, sot po mbahet ngjarja më e madhe botërore.  

Në kryeqytetin e Serbisë, që nga sot e deri me 6 nëntor do të mbahet Kampionati Botëror.

Spektakli në kryeqytetin e turpit, që e bombardoi bota për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës!

Boksierët e Kombëtares së Kosovës nuk marrin pjesë në Kampionatin Botëror, e drejtë që iu mohua nga Serbia në krye me Aleksandar Vuqiqin, ish zëdhënës i kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Çudia tjetër është nga AIBA se si e lejoj një garë të madhe të mbahet në Serbi, kur dihet botërisht se ky vend shkel të drejtat e njeriut.

Boksierët tanë, 54 kg Bashkim Bajoku, 63 5kg Shpëtim Bajoku dhe 71 kg Patriot Behrami, nuk u lejuan të futen në Beograd nga Qeveria e Serbisë, për vetëm një arsye, se flasin shqip, frymojnë shqip dhe bartin simbolet shtetërore të Kosovës.

"Na kthyen pas, nuk na lejuan të futem në Serbi. Policia serbe  na tha: 'Kemi urdhër nga lartë që t'ju kthejmë pas'", tha për gazetën kombëtare "Bota sot" Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. 

 AIBA u tregua e padenjë, i mbylli sytë ndaj një regjimit që njihet për skandale, për propagandë dhe që urren çdo gjë shqiptare.

Nis ceremonia e hapjes së Kampionatit të 21-të Botëror të Boksit, po me turpin më të madh, pa Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat