Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia, shembull i trishtueshëm...

Boksi

Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia, shembull i trishtueshëm...

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:12
Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia, shembull i trishtueshëm...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pasi ekipi i Kosovës në boks nuk u lejua të futej në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator që po mbahet në Beograd.

Delegacioni i boksit i Kosovës i përbërë nga tre boksierë, sekretari i Federatës dhe selektori nuk u lejuan të futeshin në Serbi në tri tentimet e tyre.

Së fundmi ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

"Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Politizimi i sporteve nuk është kurrë një ide e mirë.

Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, shkroi Rohde në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat