Avdyl Salihu zgjidhet Manager dhe Matchmaker i vitit 2021

Boksi

Avdyl Salihu zgjidhet Manager dhe Matchmaker i vitit 2021

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:37
Avdyl Salihu, djathtas

Avdyl Salihu është shpallur Menaxher dhe Matchmaker i vitit 2021 nga Federata Profesionale e boksit të Maqedonisë së Veriut “Pro Boxing Macedonia”.

Deri tek ky sukses, Salihu ka arritur me plot meritë, pasi me boksierët e tij si dhe me ndërmjetësimet që ka bërë për duele boksi u paraqit në shumë evente të njohura si në Gjermani, Zvicër, Itali, Belgjike, Kosove dhe dhe në disa vende të tjera evropiane.

Ai poashtu vitin qe po e leme pas ka arrit te jete promotor i dy eventeve te mëdha ne Kosove ku disa persona janë stolis edhe me tituj. Nder titujt qe ka ndërmjetësuar e qe janë me vlera te veçanta ne boksin profesionist kanë qenë WBC e IBF.

Image

Avdyl Salihu e Muharrem Gjocaj

“Pas punës maksimale nëpër arenat e boksit profesional ku isha disa herë organizues i disa titujve me renome botërore, ja sot erdhi edhe shpërblimi nga Federata e boksit profesional te Maqedonisë duke më vlerësuar si Manager dhe Matchmaker i vitit 2021.

Falënderoi shumë presidentin Darko Catleski i cili me ka mbështet maksimalisht nga fillimet e mija, poashtu ju jam mirënjohjes edhe bashkëpunëtoreve te mi në botë si dhe një falënderim të veçanet shkon edhe për Muharrem Gjocaj me të cilin po zhvillojmë projekte madhore dhe me të cilin kam përkrahje të parezervë.

Planet e mija janë qe vitin e ardhshëm te filloj me organizime edhe ne Maqedoni, ku edhe kam caktuar disa qytete si Shkupi, Shtipi, Kerçova si dhe ajo qendrorja do jetë ne qytetin e bukur të Struges ku ne ring do te paraqiten shume emra te mëdhenj te boksit botëror”, tha Avdyl Salihu.

Ndeshjet për tituj qe ka ndërmjetësuar Salihu (Matchmaking) WBF Intercontinental – Middle Viktor Lonasku vs Oskar Fiko UBO WORLD – Super Middle Kamer Maloku vs Boshko Mishic UBO WORLD YOUTH – Super Welter Edmond Zefi vs Christian Mazzon UBO INTERNATIONAL – Cruser Labinot Xhoxhaj vs Marko Mononen WBC YOUTH – Super Welter Nabil Mesaudi vs Edmond Zefi WBC MEDITERAN – Light Heavy Malik Zinad vs Almir Skrelj IBF INTERNATIONAL – Cruser Isaac Chamberlain vs Dilan Prashovic,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat