Fury: Nëna nuk e kuptonte famën time

Boksi

Fury: Nëna nuk e kuptonte famën time

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:48
Fury: Nëna nuk e kuptonte famën time

Tyson Fury ka deklaruar se nëna e tij nuk e dinte që ai është shumë famshëm. Boksieri britanik u shpreh se ajo nuk e kupton përse fansat e ndalonin në rrugë në vitin 2018, gjatë një udhëtimi që ata bënin së bashku.

“Pas barazimit me Wilder në sfidën e parë, fansat më ndalnin në rrugë dhe më kërkonin autografë. Unë i tregova nënës time që jam kampion bote në peshën e rëndë”, u shpreh Tyson Fury.

“Mamaja ime Amber nuk e kishte kuptuar famën time.

Të jem i sinqertë, ajo ende nuk e kupton se çfarë kam arritur si boksier. Kur dolëm për të blerë nëpër dyqane, në Manchester, ajo nuk e kuptonte se përse fansat donin të dilnin fotografi me mua. Ajo më pyeste se si ka mundësi që unë njoh kaq shumë njerëz”, tha Fury.

Mamaja e Tyson Fury nuk ka qenë në asnjë nga duelet që djali i tij ka zhvilluar në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat