Ilir Latifi rikthehet në kafaz

Boksi

Ilir Latifi rikthehet në kafaz

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Ilir Latifi rikthehet në kafaz

Pas 8 muajsh pushim, sportisti shqiptar i arteve marciale mikse Ilir Latifi (garon për Suedinë) do të rikthehet në kafaz.

Më 19 shkurt ai do të duelojë ndaj moldavit Alexandr Romanov, sfidë e peshës së rëndë dhe e vlefshme për UFC Night Fight 202 (vendi është ende i pacaktuar).

38-vjeçari Latifi, 15 fitore, 8 humbje dhe 1 duel pa rezultat, nuk duelon që prej qershorit të këtij viti, kur fitoi ndaj Tanner Boser. Kjo do të jetë sfida e tretë për të në peshën e rëndë, ndërkohë që rivali i tij 31-vjeçar është i pamposhtur (15 fitore, 0 humbje për Romanov).

Një përballje e vështirë për Latifi, që synon të fitojë dhe të afrohet në garën për titullin kampion bote në peshën e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat