Fury mesazh: Do të jem mbreti i Arabisë Saudite

Boksi

Fury mesazh: Do të jem mbreti i Arabisë Saudite

Më: 2 janar 2022 Në ora: 17:47
Fury mesazh: Do të jem mbreti i Arabisë Saudite

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, mund ta zhvillojë sfidën e tij të radhës në Arabinë Saudite.

Mesazhi që ai i ka dërguar fansave lë të mendosh se do të duelojë për herë të parë në Lindjen e Mesme dhe me shumë gjasa përballë tij nuk do të jetë Dillian Whyte, i mandatuar nga WBC (titull që mban Fury).

“Jam në palestër miq, duke u stërvitur. Do t’ju sjell së shpejti një lajm të madh.

Mbreti i Arabisë Saudite do të vijë sërish. Bëhuni gati se kam lajme të reja për ju”, ka shkruar Tyson Fury në rrjetet sociale, ende i pamposhtur në karrierën e tij. Me shumë gjasa, rivali i tij në marsin e 2022-shit do të jetë meksikani Andy Ruiz jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat