Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasi, ish-boksieri Muhamet Peci- Boletini

Boksi

Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasi, ish-boksieri Muhamet Peci- Boletini

Më: 4 janar 2022 Në ora: 10:38
Muhamet Peci- Boletini

Ka vdekur ish boksier nga Mitrovica, Muhamet Peci, i njohur si Meti TC- Boletini.

I ndjeri kohëve të fundit ka qenë duke jetuar në shtetin e Suedisë.

Meti ishte edhe dajë i heroit Avni Hardaniaj – Koshtovës.

Shokët e tij e përshkruajnë si njeri shumë punëtor, i cili edhe para luftës kishte punuar me banorët e lagjes së Tavnik, që ta mbante familjen e tij.

Ai kishte pasion sportin e boksit, ndërsa sipas shokëve të lagjes, çdoherë kur kishte ardhur për pushime në Mitrovicë kishte takuar ata.

Lajmin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat