Polici serb e habiti zyrtarin e Kosovës!

Boksi

Polici serb e habiti zyrtarin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:39
Polici serb e habiti zyrtarin e Kosovës!

Prapaskenat e vitit 2021, dalin disa prej tyre në sipërfaqe se si u sillen policia serbe me delegacionin e Federatës së Boksit të Kosovës. 

Boksierët e Kombëtares së Kosovës nuk u lejuan të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, duke u pengua nga Qeveria serbe dhe me pikë qëllimi.

Ky gjest i turpshëm i Serbisë çuditërisht mbetet pa u ndëshkuar nga Federata e Boksit Ndërkombëtar.
Boksierët tanë tri herë u kthyen në kufi.  

“Për ne nuk ka problem, mund të futeni brenda por nuk guxojmë me iu lejua me u fut, se kemi urdhër të prerë nga lartë (Qeveria Serbisë).

Nuk kemi çka me iu bë, kthehuni pas”, kjo ishte përgjigjja e policit serb në kufirin e Merdarës ndaj Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës. Demolli edhe sot është i çuditur se si fliste polici serb, duke dribluar në format e sojit të tyre.

Sot e asaj dite Serbia nuk u ndëshkua për këtë turp të madh nga AIBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat