Boksieri nuk i mban nervat dhe grushton arbitrin!

Boksi

Boksieri nuk i mban nervat dhe grushton arbitrin!

Më: 4 janar 2022 Në ora: 14:39
Boksieri nuk i mban nervat dhe grushton arbitrin!

Një ndeshje boksi për t’u harruar mund të konsiderohet ajo e Iago Kiladze i cili nuk rezistoi përballë Viktor Faust.

Kiladze ishte duke marrë vazhdimisht goditje nga kundërshtari dhe dukej i trullosur në ring, ndaj arbitri vendosi të përfundonte para kohe takimin dhe t’i akordonte fitoren Faust.

Megjithatë, ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Kiladze i cili nuk i mbajti nervat dhe goditi arbitrin.

Për fat, goditja nuk pati ndonjë efekt të madh te gjyqtari, ndërsa tashmë për Kiladze pritet një dënim i ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat