Mayweather rikthehet në ring

Boksi

Mayweather rikthehet në ring

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:42
Mayweather rikthehet në ring

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore dhe 0 humbje në karrierën e tij, mund të rikthehet të zhvillojë një tjetër duel në ring.

Sipsa mediave amerikane, Mayweather pritet të duelojë në Dubai me Rashed Belhasa, një personazh i njohur i YouTube, që më së shumti njihet me nofkën Money Kicks.

Një tjetër sfidë “show” për Mayweather (44 vjeç), që ka zhvilluar disa të tillë në 4 vitet e fundit, që kur vendosi të tërhiqet nga ringu (gusht 2017). Është vetë boskieri amerikan që konfirmoi një gjë të tillë:

“Kam biseduar me stafin tim në lidhje me një duel ndaj Money Kicks. Ende nuk kemi vendosur gjë”.

“Ai është nga Dubai dhe një duel këtu do të ishte fantastike. Do të jetë një tifozeri e veçantë, jo shumë njerëz. Money Kicks po bën gjëra të mira dhe më pëlqen ajo që po shoh këtu”, u shpreh më tej Floyd Mayweather, që edhe më parë ka dueluar ndaj personazheve të tilla mediatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat