Një grusht e futi 10 ditë në koma, vdes boksieri 26-vjeçar

Boksi

Një grusht e futi 10 ditë në koma, vdes boksieri 26-vjeçar

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:09
Një grusht e futi 10 ditë në koma, vdes boksieri 26-vjeçar

Boksieri Arrest Sahakyan ka ndërruar jetë tragjikisht 10 ditë pasi ra në koma pas një nokauti në një ndeshje në Boxing Day.

Sahakyan - i cili ishte vetëm 26 vjeç - u përball me patriotin e tij rus Igor Semernin, i cili fitoi ndeshjen me një nokaut - që në fakt dëshmoi të ishte fatal.

Luftëtari armeno-rus pësoi ënjtje në tru dhe më pas u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni.

Sahakyan më pas u vendos në koma për 10 ditë, përpara se të shpallej tragjikisht i vdekur.

Gjatë karrierës së tij profesionale, boksieri luftoi nëntë herë, duke fituar gjashtë nga këto ndeshje.

Fitorja e tij e fundit ndodhi në shtator të vitit të kaluar ndaj Khusan Yuldashev, falë një nokauti teknik në vendin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat