Hearn: Jam brengosur se Joshua po ndërron shumë trajner

Boksi

Hearn: Jam brengosur se Joshua po ndërron shumë trajner

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:34
Hearn: Jam brengosur se Joshua po ndërron shumë trajner

Edi Hern, menaxheri i boksierit Antony Joshua, u shpreh se është i shqetësuar nga fakti se britaniku ka ndërruar disa trajnerë gjatë javëve të fundit. Joshua ndodhet në Dubai ku po përgatitet për duelin që do të zhvillojë në prill ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Ky i fundit fitoi në shtator sfidën e parë ndaj Joshuas duke i rrëmbyer titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Dy boksierët kanë rënë dakord për revanshin, që do të zhvillohet në Londër dhe Joshua ka kërkuar për trajner të ri dhe javët e fundit është stërvitur me disa të tillë.

"Ky është një rrezik i madh që Anthony po merr përsipër. Nëse ke nevojë për një ndryshim atëherë mund të marrësh një drejtim specifik. Kur përdor shumë alternativa, atëherë je në rrezik, pasi bëhesh konfuz.

Nuk më pëlqen që Joshua po stërvitet nga kaq shumë trajnerë. Gjithsesi, e shoh të vendosur dhe të fokusuar te revanshi dhe besoj se kjo do ta ndihmojë në këtë përballje të dytë me Usyk”, u shpreh Edi Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat