Donjeta Sadiku e Shpëtim Bajoku shpallen më të mirë e boksit për vitit 2021

Boksi

Donjeta Sadiku e Shpëtim Bajoku shpallen më të mirë e boksit për vitit 2021

Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:16
Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku

Federata e Boksit të Kosovës të martën ka shpallur më të mirët e vitit 2021 në një ceremoni të organizuar ku morën pjesë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës së Boksit Enver Krasniqi.

I pari i Federatës Krasniqi me këtë rast tha se vitit 2021 ishte shumë i suksesshëm për federatën e boksit duke përmendur fitimin e dy medaljeve të arta nga Bashkim dhe Shpëtim Bajoku si dhe dy të bronzta nga Patriot Behrami dhe Besart Pireva.

Krasniqi: Viti 2021 ishte shumë i suksesshëm për Federatën e Boksit

“Edhe pse ka qenë kohë pandemie Federata e Boksit ka arritur që të përmbushë kalendarin e garave ndërkombëtare dhe vendore dhe jemi ndër federatat më të suksesshme në organizimin dhe pjesëmarrjen në garat dhe aktivitete sipas planprogramit të paraparë. Federata e Boksit ka zhvilluar gjithsejtë 15 gara ndërkombëtare dhe 13 kombëtare, ka marrë pjesë në tri kampionat evropiane U22m U18 dhe U14 si dhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në Kampionatin Botëror në Beograd Qeveria e Serbisë nuk lejoi ekipin e përfaqësueses së Kosovës që të marrë pjesë. Federata e Boksit ka organizuar kampionatin individual për të gjitha grupmoshat. Arritja më e madhe ishte fitorja e dy medaljeve të arta Bashkim Bajokum Shpëtim Bajoku dhe dy të bronzta Patriot Behrami dhe Besart Pireva”, theksoi Krasniqi.

Boksierja më e mirë e vitit u shpall Donjeta Sadiku, Ajo tha për KossovaPress se në këtë vit synon që Kosovës t’i sjellë medalje të rëndësishme duke bërë të ditur se synimi kryesor i saj është paraqitja sa më dinjitoze në Kampionatin Botëror të boksit.

Sadiku: Kampionati Botëror është synimi im kryesor për vitin 2022

“Ky çmim për mua është motiv shtesë për ta vazhduar vitin 2022 dhe e falënderoj shumë federatën. Gjatë këtij vitit më presin shumë sfida para vetes, për atë edhe jemi duke u stërvitur së bashku me trajneren time Marila Sallauka, më pret një sfidë shumë e mëdha, kampionati botëror i cili është synimi im kryesor. Po besoj shumë që këtë vit do të këtë boksi kosovar ndonjë medalje çoftë botërore apo evropiane. Jam shumë e gatshme si moralisht ashtu edhe fizikisht, Jam duke e pritur edhe një garë e cila mbahet në shkurt në Sofje të Bullgarisë. Besoj që do të kem paraqitje të mira, të fitojë medalje sepse në atë garë nuk ka boksi kosovar medalje”, the Sadiku.

Kurse nga kategoria e meshkujve, boksieri më i mirë u shpall Shpëtim Bajoku i cili për KosovaPress tha se ka punuar shumë për ta fituar çmimin si sportisti më i mirë i vitit si dhe shpalosi se në vitin 2022 synon suksese të reja dhe trofe për Kosovën në boks.

Bajoku: Synojë të fitojë trofe në Kampionatin Evropian

“Ky çmim vlen shumë që jam sportisti më i mirë i vitit. Kemi punuar shumë për ndeshjet për të arritur një synim më të lartë, Në Kampionatin Botëror nuk na lejuan Serbia, tani jemi duke ushtruar për meçet tjera, Kampionatin Evropian e kemi tani dhe jemi duke u përgatitur për gjithçka, Në vitin 2022 kemi disa synime, kemi Bullgarinë muajin tjetër, e kemi Strangjatin, një turne shumë i fortë, pastaj e kemi Kampionatin Evropian me vëllain tim Bashkimin, synojmë të sjellim medalje”, tha Bajoku.

Në këtë ceremoni klubi i boksit “Gollaku” u shpall klubi më i mirë i vitit 2021.

Halil Kurasku, punëtori më i dalluar sportiv

Latif Demolli, gjyqtari më i mirë i vitit

Besim Brahimi, trajneri më i mirë

Po ashtu u ndanë edhe çmimet për Laureatët e vitit si dhe u falënderuar edhe mediat për mbështetjen dhe përcjelljen e aktiviteteve të federatës, në mesin e të cilave ishte edhe Agjensia e Lajmeve KosovaPress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat