Ky shtet e dënon me vdekje boksierin 26-vjeçar, për pjesëmarrje në protestë

Boksi

Ky shtet e dënon me vdekje boksierin 26-vjeçar, për pjesëmarrje në protestë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:43
Ky shtet e dënon me vdekje boksierin 26-vjeçar, për pjesëmarrje në protestë

Boksieri 26-vjeçar Mohammad Javad është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Iran, për shkak se kishte marrë pjesë në një protestë kundër korrupsionit në Iran në vitin 2019.

Kampioni i boksit u shpallë fajtor për “djegien dhe shkatërrimin e ndërtesave qeveritare” gjatë protestave të nëntorit 2019 kundër korrupsionit ekonomik në atdheun e vet.

Javad ishte arrestuar në shkurt të vitit 2020 dhe dy vjet më vonë u dënua me vdekje.

Mbrojtja e kampionit të boksit ka thënë se do të ankohet ndaj vendimit me vdekje.

Dënimi i tij me vdekje vjen pak më shumë se një vit pasi autoritetet iraniane e varën mundësin Navid Afkari në shtator 2020, për shkak të komenteve të tij kundër keqmenaxhimit ekonomik dhe politik të regjimit në vitin 2018.Ajo e ka nisur një fushatë tani për t’ia shpëtuar jetën Javadit.

Alinejad shkroi në Twitter: “Dënim me vdekje edhe për një atlet tjetër në Iran për krimin e protestimit në nëntor 2019”.

“Mohammad Javad është kampion boksi. Ata e dënuan atë me vdekje për ‘shpërndarjen e korrupsionit në Tokë’”, shtoi ajo.

“Në dështuam ta shpëtojnë mundësin iranian Navid Afkari. Atletët botërorë mund të na ndihmojnë këtë herë”.

Ajo përfundoi: “Para se të ekzekutohej Afkari kishte thënë: ‘Republika Islamike po e kërkon një qafë për ta lidhur një litar përreth saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat