Njihuni me boksierin që shumica nuk i dilnin në ring, Xhevdet Peci i doli! 

Boksi

Njihuni me boksierin që shumica nuk i dilnin në ring, Xhevdet Peci i doli! 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:18
Xhevdet Peci

I frikshëm për të gjithë kundërshtarët, por aspak për Xhevdet Pecin, që në ato vite ishte shumë i ri por me zemër luani. 

Ishte viti 1974, Xhevdet Peci 18-19 vjeç, nuk iu tremb qerpiku i syrit dhe i doli ring të frikshmit Mate Parllovit, kampion i Evropës në vitin 1973! 

Parllovi, boksier kroat, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2008 në moshën 59-vjeçare, hasi në një kundërshtar të papritur e të fortë siç ka qenë Xhevdet Peci, ani pse ka qenë i ri e papërvojë në vitin 1974.

Image

Mate Parllovi

Peci kishte bërë luftë të madhe në ring, i ka mahnitur të gjithë, ani pse kishte humbur. 

Edhe vet Peci ka deklaruar se si i ri kur luftonte me të fortë, edhe fitonte shumë si boksier. 

Parllovit të frikshëm pak kush i dilte në ring në ish Jugosllavi, por Peci i doli dhe goxha i bëri telashe kampionit në fuqi të  Evropës në ato vite. Krejt në fund, Peci grushtin e kishte si çekan, shumë herë kundërshtarët i hidhte në nokaut.  

Image

Xhevdet Peci

Peci është boksieri i vetëm që i ka të gjitha titujt me Prishtinën, pesë tituj kampioni të ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat