Revanshi Usyk-Joshua

Boksi

Revanshi Usyk-Joshua

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:14
Revanshi Usyk-Joshua

Edhe pse britaniku Anthony Joshua ka deklaruar se do të zhvillojë revanshin me ukrainasin Oleksandr Usyk, ende mes palëve nuk ka asnjë datë konkrete për zhvillimin e kësaj sfide të dytë. Për pasojë, stafi i boksierit tjetër britanik Tyson Fury është duke biseduar me atë të ukrainasit për të zhvilluar këtë pranverë një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Lajmin e konfirmoi promotori i njohur i boksit Bob Arum, njëkohësisht menaxher i Fury.

“Ne jemi gjithnjë në kontakt me stafin e Usyk. Madje kemi rënë parimisht dakord që dueli të zhvillohet në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, ne kërkojmë që Joshua dhe Whyte të hapin krahun dhe të lejojnë zhvillimin e kësaj sfide të madhe”, tha Arum.

Siç dihet, Dillian Whyte është mandatuar nga WBC për të dueluar me Fury, por edhe në këtë rast nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve. “Situata tani është paksa e ndërlikuar, pasi nuk ka asnjë gjë konkrete mes boksierëve”, tha Bob Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat