Skandal, boksieri braktis konferencën për të ndihmuar nënën e tij në sherr

Boksi

Skandal, boksieri braktis konferencën për të ndihmuar nënën e tij në sherr

Më: 1 maj 2022 Në ora: 22:26
Skandal, boksieri braktis konferencën për të ndihmuar nënën e tij në sherr

Boksieri 24-vjeçar amerikan Shakur Stevenson (18 fitore, 0 humbje), ka qenë protagonist sot gjatë dhe pas duelit, ku ai mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve meksikanin Oscar Valdez, sfidë e zhvilluar në Las Vegas. Pasi dominoi në ring sfidën, duke marrë titujt kampionë bote në peshën “pupël” (WBO, WBC dhe The Ring), Stevenson ka qenë protaginst edhe jashtë ringut.

Në momentin që po mbante konferencën për shtyp pas fitores, ai ka lënë gjerdanët në tapet dhe është drejtuar drejt sallës, ku po zhvillohej një sherr masiv. E përfshirë në këtë sherr nëna e boksierit, që sipas tij ishte sulmuar nga të tjerët. Boksieri po u përgjigjej pyetjeve kur ndali dhe po shihte çdo ndodhte në të majtën e tij.

Sipsa Mike Coppinger (gazetar i ESPN), dy gra janë akuzuar se kanë “sulmuar” nënën e boksierit Shakur Stevenson (medalje argjendi në Rio 2016). End enuk janë të qarta arsyet e këtij sherri, që ishte masiv, pasi u përfshinë mbi 20 veta. “Nuk ishte e qartë se çfarë po ndodhtë, por boksieri shkoi në ndihmë të nënës së tij”, tha ESPN.

Siguria e hotelit ka marrë në dorëzim pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që boksieri dhe familja e tij u “izoluan” në një dhomë. U deshën mjaft minuta deri sa situata të qetësohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat