Nëse në kontratë nuk përfshihet dueli me Tyson Fury...

Boksi

Nëse në kontratë nuk përfshihet dueli me Tyson Fury...

Më: 2 maj 2022 Në ora: 11:59
Nëse në kontratë nuk përfshihet dueli me Tyson Fury...

Kamerunasi Francis Ngannou, kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA) ka bërë me dije se dëshiron të duelojë me një tjetër kampion bote. Bëhet fjalë për boksierin britanik Tyson Fury, kampion në peshën e rëndë (kategoria WBC). Fury deklaroi se do të tërhiqet nga sporti pas duelit të fituar ndaj Dillian Whyte një javë më parë.

Githsesi, Ngannou ishte në atë sfidë në “Wembley” dhe u ngjit në ring, duke përgëzuar fury dhe konfirmuar se dëshiron të zhvillojnë sfidën mes tyre: “Do të zbulojmë se cili prej nesh është më i keqi në planet”.

Duket se Ngannou e ka seriozisht këtë sfidë, teksa i ka bërë një kërkesë të çuditshme presidentit të UFC-së, Dana Ëhite në lidhje me të ardhmen.

“Pjesë e marrëveshjes së re që do të kemi me UFC-në do të jetë edhe diskutimi i një sfide ndaj Tyson Fury. Nuk është një opsion, por do të jetë pjesë e diskutimit të rinovimit të kontratës. Në të kundërt, s’do të ketë një kontratë të re. Nuk do të nënshkruaj më një kontratë si kjo që kam tani, kjo s’do ët ndodhë kurrë.

UFC është një promovuese e mirë dhe do të dijë ta sigurojë e promovojë këtë duel me Fury”, tha Ngannou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat