Revanshi Joshua - Usyk do t’ia ndryshojë mendjen Furyt

Boksi

Revanshi Joshua - Usyk do t’ia ndryshojë mendjen Furyt

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:35
Revanshi Joshua-Usyk do t’ia ndryshojë mendjen Furyt

Bob Arum, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxher i britanikut Tyson Fury, u shpreh se ky i fundit mund të ndryshojë mendje e të rikthehet në ring, pasi të shohë revanshin mes Oleksandr Usyk e Anthony Joshua. Siç dihet, Fury deklaroi tërheqjen nga sporti 10 ditë më parë, pas fitores me KO ndaj Dillian Whyte, ku mbrojti titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC).

Gjithsesi, Arum mendon se revanshi Joshua-Usyk, ku do të duelohet për titujt e tjerë kampionë bote në këtë Divizion që mbahen nga ukrainasi, që do të zhvillohet në korrik, mund t’i ndryshojë mendjen Fury.

“Do të takohem së shpejti me Fury, do të hamë një darkë së bashku dhe do të diskutojmë. Do të flasim për gjithçka që ai do të dëshirojë për të ardhmen e tij”, tha Bob Arum.

“Ne do t’i japim hapësirën dhe kohën e nevojshme Fury për të vendosur.

Ajo deklaratë e tij nuk do të thotë se ai mund të tërhiqet përfundimisht nga sporti. Unë besoj se revanshi mes Joshua e Usyk do ta trazojë mendjen e Fury dhe ai do të rikthehet, pasi mund të organizojmë një sfidë të madhe.

Deri në atë duel ka ende edhe dy muaj kohë, ndaj të shohim”, u shpreh Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat