Nga 40 dollarë për ndeshje në mbi 40 milionë falë vëllait

Boksi

Nga 40 dollarë për ndeshje në mbi 40 milionë falë vëllait

Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:42
Nga 40 dollarë për ndeshje në mbi 40 milionë falë vëllait

Saul ‘Canelo’ Alvarez pothuajse është tërhequr nga boksi kur fitonte vetëm 40 dollarë për ndeshje. Tani, ai fiton më shumë se 40 milionë dollarë për çdo ndeshje, siç do të jetë edhe ajo e fundjavës që vjen kundër Dmitry Bivol.

Kampioni i peshës “super middleweight” është një nga emrat më të mëdhenj në boks, por historia e tij mund të kishte qenë shumë më ndryshe nëse do të ishte dorëzuar.

Siç ka shpjeguar bëllai i tij, Gonzalo Alvarez Barragan, në një intervistë të dhënë për DAZN Boxing, ideja për t’u tërhequr ka qenë serioze.

“Ka patur një moment kur ai ka marrë në konsideratë të hiqte dorë nga boksi sepse e paguanin pothuajse asgjë kur e ka  filluar karrierën”, ka thënë Barragan.

“Ndonjëherë e kanë paguar 40 dollarë dhe pjesën e tjetër ia jepnin në bileta për t’i shitur. Nëse ai i shiste, grumbullonte një grusht me para. Nëse jo, ishte problemi i tij. Ai donte të blinte një makinë dhe thoshte ‘do të shikoj për një punë’. Po humbte durimin”.

Barragan ka ndërhyrë dhe i ka shpjeguar vëllait të tij pse ia vlente që të vazhdonte përpara me boksin dhe të mos dorëzohej. “Ke diçka që pothuajse askush nuk e ka, je meksikan, je kokëkuq dhe jo shumë i aftë në atë që bën”, i ka thënë vëllai atij. “Unë besoj se do të bëhesh kampion botë dhe do të shkruash historinë”.

Canelo ia arritur qëllimit dhe shkoi përtej dhe tani do të përballet me Bivol në stadiumin T-Mobile Arena në Las Vegas të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat