Joshua: Gabova në sfidën e parë

Boksi

Joshua: Gabova në sfidën e parë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:02
Joshua: Gabova në sfidën e parë

Boksieri britanik Anthony Joshua ka treguar se ka një plan për revanshin që do të zhvillojë ndaj Oleksandr Usyk. Në këtë sfidë, ukrainasi (19 fitore e asnjë humbje) do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, të fituara në shtatorin e vitit të kaluar, kur mposhti Joshua me vendim unanim të gjyqtarëve.

Joshua tha se në përballjen e parë ai aplikoi një plan të gabuar ndaj dhe dështoi, por këtë herë do të jetë më i saktë dhe i kujdesshëm.

“Në sfidën e parë ai fitoi dy raunde më shumë se unë dhe u shpall kampion bote. Unë doja ta çoja duelin në 12 raunde dhe gabova me strategjinë time”, tha Joshua.

“Për duelin e dytë do të rikthehem në gjërat bazë, për një fitore të shpejtë, me KO dhe ta mbyll sfidën pa shkuar deri në fund.

Kur bokson, ideja është të godasësh kundërshtarin dhe të mos goditesh. Ndaj, kam një plan të qartë për sfidën e dytë dhe në mendjen time është vetëm emri i Usyk”, u shpreh Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat