“Tyson Fury do të nxjerrë vakant titullin kampion bote në peshën e rëndë javën e ardhshme”.
Ka qenë kjo deklarata e bërë sot nga promotori i njohur i boksit Eddie Hearn. Ai shtoi se pret që kampioni i botës në peshën e rëndë (WBC) të mbajë fjalën e dhënë pas fitores ndaj Dillian Whyte dhe të tërhiqet nga sporti.
Edhe drejtuesit e WBC presin të flasin me Tyson Fury (32 fitore e 1 barazim në karrierë) gjatë javës së ardhshme, për të diskutuar për të ardhmen e kësaj kategorie.
“Tyson gjithnjë ka qenë njeri i fjalës. Ai ka thënë se do të tërhiqet nga sporti, s enuk ka ndërmend të duelojë me dhe se nuk i duhet më titulli WBC”, tha Hearn.
“Besoj se ai do të kryejë disa bisedime me WBC dhe më pas do të nxjerrë vakant titullin javën e ardhshme. Së shpejti do të shohim boksierë të tjerë të uritur që do të duelojnë për titullin”, u shpreh Eddie Hearn.