Nuk ka qetësi në boks, qortohet selektori Besim Brahimi

Boksi

Nuk ka qetësi në boks, qortohet selektori Besim Brahimi

Nga: K.G. Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:14
Nuk ka qetësi në boks, qortohet selektori Besim Brahimi

Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës, qorton selektorin e Kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi. 

Vendimi u marrë me 28 prill por që sot e ka publikuar federata. 

“Pas shqyrtimit të ankesave nga ana e Komisionit Disiplinor, komisioni merr këtë vendim: Sipas nenit 10/2 pika (b) të rregullores disiplinore - selektori Besim Brahimit i shqiptohet masa disiplinore (qortim) për sjelljen e tij ndaj boksieres Donjeta Sadiku para ceremonisë së hapjes solemne të turneut. Ky vendim hyn në fuqi, duke filluar nga data e miratimit”, njofton Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës.

Ky rast ka ndodhur në turneun ndërkombëtar “Strandja” të mbajtur në Bullgari në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat