Dështon të arrijë peshën

Boksi

Dështon të arrijë peshën

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:04
Dështon të arrijë peshën

Sportisti brazilian Charles Oliveira, kampion bote në peshën e lehtë (pesha 70kg) në artet marciale mikse, nuk ka mundur të arrijë peshën e duhur në prag të sfidës që do të zhvillojë mëngjesin e së dielës në Phoenix ndaj Justin Gaethje.

Ai peshonte gjysmë kilogrami më shumë, në të dyja peshimet që bëri, duke humbur automatikisht titullin kampion.

Herën e parë, ai u ngjit në peshore në minutat e fundit që kishte në dispozicion dhe dështoi të arrijë peshën limit. Oliveira pati një orë kohë për të arritur peshën e lejuar, por sërish nuk arriti të peshojë nën 70kg.

Për pasojë, ai nuk do të mbrojë dot titullin në sfidën ndaj Gaethje. Vetëm ky i fundit mund ta fitojë titullin në rast se mposht Oliveira në kafaz.

Gjithsesi, sfida do të zhvillohet normalisht. Në rast se braziliani fiton këtë duel, atëherë titulli i këtij Divizioni do të jetë vakant deri në një duel tjetër për titull që do të caktojë UFC-ja. Edhe vetë Oliveira ka mbetur i zhgënjyer nga ky dështim, duke u larguar i mërzitur nga skena pas peshimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat