Mayweather parashikon humbjen e Canelo-s dhe fiton shumën e majme

Boksi

Mayweather parashikon humbjen e Canelo-s dhe fiton shumën e majme

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:51
Mayweather parashikon humbjen e Canelo-s dhe fiton shumën e majme

Floyd Mayweather po gjena koma mënyra për të fituar ndaj Canelo Alvarez. Amerikani, në fakt, ka postuar një fotografi të bastit të vënë kundër meksikanit, i cili është mundur nga Dmitry Bivol me pikë.

31-vjeçari, i cili konsiderohet si boksieri më i mirë në boks aktualisht, jepej si favorit nga kompanitë e basteve para ndeshjes së të shtunës në mbrëmje të zhvilluar në Las Vegas.

Megjithatë, pasi është rritur në peshë për sfidën, Bivol ka bërë ndeshjen më të mirë të karrierës së tij duke mundur Alvarez me vendim unanim (115-113, 115-113, 115-113) dhe duke mbrojtur ËBA (super) light heavyweight title.

Kjo ka qenë humbja e dytë për Canelo-n në karrierën e tij, me të parën që ka ardhur pikërisht nga duart e Floyd ‘Money’ Mayweather, i cili nuk ka humbur kohë për t’i informuar të gjithë për bastin e tij.

Mayweather ka vendosur 10 mijë dollarë bast për fitoren e Dmitry Bivol para ndeshjes dhe ka arritur të fitojë 42.500 dollarë nga parashikimi i tij. “Ishte e lehtë”, ka shkruar Floyd në faqen e tij të Instagram-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat