Ish-kampioni i botës tërhiqet

Boksi

Ish-kampioni i botës tërhiqet

Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:44
Ish-kampioni i botës tërhiqet

Boksieri britanik Kell Brook, ish-kampion bote në peshën “welter” (pesha 63-77kg) ka deklaruar tërheqjen nga sporti në moshën 36-vjeçare. Ai ka zhvilluar 43 duele si profesionist, duke fituar 40 prej tyre e humbur vetëm 3.

Dueli i tij i fundit ishte në shkurt të këtij fiti, kur mundi patriotin e tij Amir Khan. Ai kishte mundësi të vijonte karrierën, pasi kishte propozime për të zhvilluar mjaft sfida interesante, me rivalë të fortë. Gjithseis, Brook vendosi të varë “dorezat në gozhdë”.

Mësohet se në karrierën e tij ai ka fituar 22 milionë dollarë. Kështu, një tjetër boksier britanik lë ringun pas Tyson Fury, duke vendosur të mos boksojë më. “Për mua gjithçka ka mbaruar, nuk do të boksoj më.

Është pak emocionuese për mua të ndahem nga ringu”, tha Brook.

“E vërteta është se boksi është një sport i rëndë, i vështirë dhe i rrezikshëm. Në një duel boksi edhe mund të vdesësh në ring. Mendoj se ky është fundi im. Jam një nga boksierët që kam fituar mjaftueshëm në ring duke punuar fort dhe kam dueluar me më të mirët”, tha Kell Brook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat