Legjenda e Kosovës, Nazif Gashi: Ah bre Xhevdet Peci...

Boksi

Legjenda e Kosovës, Nazif Gashi: Ah bre Xhevdet Peci...

Nga: Kemajl Goca b Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:07
Nazif Gashi dhe Xhevdet Peci

Legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, është i shokuar me lajmin për vdekjen e legjendës Xhevdet Peci, me të cilën boksuan në kohërat e arta dhe sollën suksese të papërsëritshme deri me tash, me klubin e boksit Prishtina pesë herë kanë qenë kampion të ish Jugosllavisë.

Gashi është shumë i mërzitur dhe assesi nuk mund ta marrë veten, as të besoj se Xhevdeti ka ikë në amshim. 
Ikje e papritur e njeriut të artë, gjeneratë që bëri bujë në vitet e 70 e 80-ta.  

“Ah bre Xhevdet Peci, nuk po më besohet që nuk je në këtë botë. Ike tinëzisht, papritur, pa na thënë lamtumirën e fundit dhe nuk po mund të besoj ende!

Kaluam periudhat më të mira të sukseseve me gjeneratën e Prishtinës, si në fitore si në humbje ishim të bashkuar, varguam titujt e bëmë krenarë gjithë Kosovën.  

Iu shprehi ngushëllime familjes Peci, komunitetit të boksit, sportit dhe gjithë kombit shqiptar. Kosova dhe shqiptaria ka humbur një emër të madh, një aset, një mjeshtër të madh të sportit. Xhevdet, miku im i shpirtit, prehu në paqe”, ka deklaruar Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat