Resmije Juniku me një propozim për ta nderuar legjendën Xhevdet Peci

Boksi

Resmije Juniku me një propozim për ta nderuar legjendën Xhevdet Peci

Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:22
Resmije Juniku me një propozim për ta nderuar legjendën Xhevdet Peci

Ikona e basketbollit, Resmije Juniku, thotë se është e tronditur me të dëgjuar lajmin se iku në botën tjetër legjenda e boksit, Xhevdet Peci.

Juniku është e pikëlluar thellë që Kosova humbi një emër të madh të sportit, jo vetëm Kosova por tërë shqiptaria.

Ajo ka një propozim për të nderuar Xhevdet Pecin.

“Xhevdet Peci, legjenda e sportit shqiptar, na tronditi me ikjen e tij në amshim.

Propozim im, është që shteti të shpall ditë zie.

Kemi humbur një emër të madh, një emër që na ka bërë krenar me sukseset e tija”, thotë Juniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat