Deklarata e dhimbshme e Xhevdet Pecit, që tronditi opinionin 

Boksi

Deklarata e dhimbshme e Xhevdet Pecit, që tronditi opinionin 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:51
Deklarata e dhimbshme e Xhevdet Pecit, që tronditi opinionin 

Si sot më kujtohet Xhevdet Peci, me zemër të thyer, i zhgënjyer deri në pikën e fundit, me një zë dëshpërues, me tregon në telefon se doli në pension por pa një pa dy më pyeti?

“A je në dijeni se çfarë pensioni do të marrë si sportist i merituar"?

Zëri i tij dridhej nga komunikimi në telefon por legjenda përmbahej si gjithmonë, ruante durimin dhe nuk fliste keq për askënd, duke thënë: “Aq unë e meritoj”!  

Çuditej dhe ofshante! 

Deklarata e dhimbshme e Xhevdet Pecit, që tronditi opinionin me 27 gusht të vitit 2020!

 “Po, vetëm 90 euro, kaq dhe asgjë më shumë”, kishe thënë Peci për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

Nuk i dilte asnjë fjalë tjetër nga goja e tij, pos që thoshte: “Ne aq meritojmë a?”

Nuk mund ta kuptonte pse sportistët e merituar që ka Kosova, nuk e gëzojnë statusin e merituar në bazë të meritave! Kjo e brengoste shumë legjendën. Brengosej edhe për sportistët tjerë.

Asnjëherë nuk e kishte veten në plan të parë, por thoshte Kosova nuk ka shumë sportistë kulmorë që mos t’i trajtojnë dinjitetshëm. I zhgënjyer keq, në fund tha: “Çka më bë me 90 euro, si të jetoj...”.

Telefonata zgjati rreth 10 minuta dhe dëshpërimi i tij ishte i madh: “Aq meritojmë ne sportistët e mëdhenj”.

Kurrë më i dëshpëruar legjenda. Xhevdet Peci dje ndërroi jetë në moshën 67 - vjeçare.

Iku papritur në atëbotë! Ai që disa muaj ishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Peci është i vetmi boksier i gjeneratës së artë, që ia solli Prishtinës pesë tituj kampionit të Ish Jugosllavisë.

“Dora e hekurt”, që nokautoi shumë kundështarë, që nga Prishtina, Beograd, Banjallukë, Sarajevë, Podgoricë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat