Kampioni olimpik në vitin 1984, Tërstena: Miku im Xhevdet Peci paska ndërruar jetë

Boksi

Kampioni olimpik në vitin 1984, Tërstena: Miku im Xhevdet Peci paska ndërruar jetë

Nga: K. G. Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:13
Shaban Tërstena e Xhevdet Peci

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, kujton edhe një detaj interesant me legjendën e boksit, Xhevdet Pecin.

Vdekja e papritur e Xhevdet Pecit ka shokuar Tërstenën dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. 

 “Lajm i hidhur për boksierin legjendar, miku im Xhevdet Peci paska ndërruar jetë në SHBA. 

Miku im tani i ndjeri ishte një sportist luftarak, ai ishte një boksier i madh duke i sfiduar kohët më të vështira e deri në ditët e sotme la gjurmë të pashlyeshme nëpër arenat sportive si ndërkombëtarisht po ashtu edhe brenda vendit.

Çfarë mund të them më shumë kampion miku im Peci, jam ndjerë gjithmonë krenar me ty duke e ditur që një pjesë e jetës sonë sportive kemi qenë bashkë në stërvitje në Saraj në kohëra më të vështira kemi arritur  shumë fitore dhe me sukseset tona të lumtura ishte populli shqiptar.

Lamtumirë shoku im, Zoti e mëshiroftë shpirtin tënd sportiv dhe të bëftë një nga banoret e Xhenetit Amin”, ka shkruar Tërstena në. profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat