Fury: Do ta mbaj fjalën

Boksi

Fury: Do ta mbaj fjalën

Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:59
Fury: Do ta mbaj fjalën

Boksieri Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se do ta mbajë fjalën dhe se nuk do të boksojë më, duke konfirmuar tërheqjen.

Britaniku ka një rekord prej 32 fitore e 1 barazim në karrierën e tij. Pas sfidës së fundit të zhvilluar më 23 prill në “Wembley” të Londrës, ku fitoi me KO ndaj Dillian Whyte, ai deklaroi tërheqjen nga sporti.

33-vjeçari, për “Sky Sports” u shpreh: “Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me vendimin e marrë për t’u tërhequr. Ishte një kohë e gjatë në ring dhe jam duke shijuar tërheqjen”. Kjo deklaratë erdhi pas asaj të presidentit të WBC, Mauricio Sulaiman, që tha se do të bisedojë këtë javë me Fury për të diskutuar për të ardhmen e tij dhe të këtij Divizioni.

Kohët e fundit është përfolur për një kalim të Tyson fury në WWE apo edhe për një sfidë me kampionin e botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, Francis Ngannou.

“Francis është në listën time të rivalëve për një duel show, nëse ai e dëshiron këtë gjë. Në kafaz ose në ring, me doreza boksi apo të UFC-së. Ne mund ta realizojmë një sfidë të tillë”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat