Media kroate: Shumë miq po i japin lamtumirën e fundit të ndjerit Xhevdet Peci

Boksi

Media kroate: Shumë miq po i japin lamtumirën e fundit të ndjerit Xhevdet Peci

Nga: K. Goca Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:44
Media kroate: Shumë miq po i japin lamtumirën e fundit të ndjerit Xhevdet Peci

Lajmi i hidhur vjen nga Kosova, ku ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare boksieri legjendar Xhevdet Peci, pjesëtar i gjeneratës së artë të klubit të boksit të Prishtinës.

Lajmin për vdekjen e Pecit e ka konfirmuar edhe ish-kapiteni i gjeneratës së artë të klubit të boksit të Prishtinës, Mehmet Bogujevci, raporton media kroate “Dnevno”.

“Peci deri pak kohë më parë ka jetuar në Amerikë dhe ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes. Shumë miq po i japin lamtumirën të ndjerit Peci përmes rrjeteve sociale.

Xhevdet Peci garoi në kategorinë 81 kg dhe ishte një nga boksierët më të respektuar në ish-Jugosllavi”, shkruan ndër të tjera media kroate.

Media boshnjake “Slobodna-Bosna”, raporton se lajmin për vdekjen e legjendës e ka konfirmuar Mehmet Bogujevci, kapiteni i gjeneratës së artë të Prishtinës.

“Karrierën e tij në boks e ka filluar në klubin Akumulatori. Ai tregoi talent të madh dhe u transferua në Prishtinë ku u bë një nga boksierët më të mirë”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat