Të enjten pritet të varroset Xhevdet Peci

Boksi

Të enjten pritet të varroset Xhevdet Peci

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2022 Në ora: 23:22
Zahir Shabani në të majtë, Mehmet Bogujevci në mes dhe Xhevdet peci në të djathtë

Legjenda e boksit të Kosovës, Zahir Shabani, pak minuta më parë, konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, informacionin e fundit nga familja e Xhevdet Pecit, se ai të enjten (me 12 maj) pritet të varroset në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.

“Sapo fola me familjen e Xhevdet Pecit, me bashkëshorten e tij, të enjten pritet të varroset legjenda Xhevdet Peci. 

Edhe pak orë do të niset trupi i pajetë i legjendës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë. Ai do të varroset në fshatin e lindjes, Zhazhë të Mitrovicës. Për orën së shpejti do të informojn[ë familja e tij”, njofton Shabani. 

Duhet kujtuar, se Xhevdet Peci dhe Zahir Shabani, ishin së bashku nga gjenerata e artë e klubit të boksit Prishtina, pastaj punuan së bashku, po ashtu kontribuan së bashku në avancimin e boksit dhe ishin pjesë e Federatës së Boksit dhe kontaktet e tyre ishin deri në ditët e fundit, kur Peci ndërroi jetë papritur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat