Detajet e fundit si vdiq Xhevdet Peci! Shabani tregon të gjitha  

Boksi

Detajet e fundit si vdiq Xhevdet Peci! Shabani tregon të gjitha  

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2022 Në ora: 23:44
Detajet e fundit si vdiq Xhevdet Peci! Shabani tregon të gjitha  

Dje ndërroi jetë papritur legjenda e boksit e Kosovës, Xhevdet Peci.

Zahir Shabani, ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, jep detajet e fundit të vdekjes së 67-vjeçarit. 

Shabani vazhdimisht ka qenë në kontakt me familjen e legjendës dhe ka marrë edhe informacionet e fundit. 

“Bashkëshortja e tij më ka treguar shkaqet e vdekjes së Xhevdetit. 

Ai ka pasur dhimbje në këmbë, në krah shpinë afër zemrës, edhe ka pësuar infarkt.

Xhevdeti ka vdekur në banesë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka qenë as të mjeku. 

Familjarët i kanë thirr mjekët, por përkundër përpjekjeve të tyre,ka rezultuar  pa sukses.

Sipas famijlarëve, mjekët kanë konstatuar se ka pasur sulm në zemër që i ka kaluar edhe në tru”, tregon Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat