Caktohet ora e varrimit të Xhevdet Pecit

Boksi

Caktohet ora e varrimit të Xhevdet Pecit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2022 Në ora: 11:30
Caktohet ora e varrimit të Xhevdet Pecit

Nesër pritet të varroset Xhevdet Peci në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.

Trupi i pajetë i Xhevdet Pecit pritet çdo moment të arrijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nesër në orën 16.30 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, i jepet lamtumira e fundit legjendës së boksit, Xhevdet Peci.

Kjo është konfirmuar edhe nga familjarët”, tregon për gazetën "Bota sot" Zahir Shabani, ish boksier i gjeneratës së artë. 

Në këto momente janë duke zhvilluar një takim edhe zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës me ish boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, në lidhje me mbajtjen e mbledhjes komemorative.

Xhevdet Peci pas një infarkti ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare të hënën që e lamë pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat