Marku rinis stërvitjen

Boksi

Marku rinis stërvitjen

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:33
Marku rinis stërvitjen

Boksieri shqiptar Florian Marku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të rinisë përgatitjen për sfidën e tij të radhës. 29-vjeçari shqiptar, që ka një rekord prej 11 fitoresh e 1 barazim në ring, mban titullin e kategorisë IBF International në peshën “welter”.

“Të hënën do të filloj përgatitjen për duelin e radhës.

Mezi pres të ndeshen sërish në ring dhe t’ju bëj të gjithëve krenar”, shkruan Marku, pa bërë me dije detaje të tjera në lidhje me sfidën e tij të radhës, vendin apo emrin e rivalit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë me pushime me familjen e tij.

Marku ka premtuar më herët se po punon që sfidën e radhës ta zhvillojë në Tiranë. Ai synon të mbrojë para tifozëve të shumtë kuqezinj titullin kampion, por ende nuk ka asgjë zyrtare për këtë çështje. Duelin e fundit ai e zhvilloi në Njukasëll, më 2 prill, kur mposhti britanikun Chris Jenkins me “KO teknik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat