Shtyn rikthimin për në vjeshtë

Boksi

Shtyn rikthimin për në vjeshtë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:44
Shtyn rikthimin për në vjeshtë

Ndonëse presidenti i UFC-së, Dana White, pat shpresuar që Conor McGregor të ishte gati për rikthimin e tij në kafaz këtë verë, me shumë gjasa irlandezi do të duelojë sërish në kafaz në vjeshtë. Ish-kampioni i dyfishtë i botës është ende duke rikuperuar pas dëmtimit dhe opracionit që kreu vjet në korrik.

Conor McGregor ka folur shpesh për një rikthim të bujshëm në kafaz, për një duel për titull edhe pse kjo duket e pamundur për momentin. Gjithsesi, sipas mediave amerikane, 3 janë kandidatët konkretë më të mundshëm për të dueluar ndaj irlandezit: Justin Gaethje, Charles Oliveira dhe Michael Chandler.

Këta sportistë i kanë bërë ofertë irlandezit për t’u përballur në kafaz, duke qenë se ai është një luftëtar që ofron mjaft të ardhura.

Edhe UFC mezi e pret këtë rikthim të McGregor, por duhet të presë deri në vjeshtë. Irlandezi po stërvitet në palestër, por ende jo me regjim të plotë, duke shpresuar që të mos ketë më dëmtim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat