Vranoci fiton ndaj afganit, synon titullin e Austrisë

Boksi

Vranoci fiton ndaj afganit, synon titullin e Austrisë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:11
Vranoci fiton ndaj afganit, synon titullin e Austrisë

Boksieri Dielli Vranoci ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Vjenë të Austrisë.  

Ai ka treguar boks të nivelit të lartë duke arritur një fitore që ia hapë rrugët për të depërtuar sa më lartë në boksin profesionist. 

Vranoci ka një seri të shkëlqyeshme, 7 fitore e 1 barazim në kategorinë velter.

Image

Ai menaxhohet nga Simba Sports (ish boksieri i mirënjohur Shpëtim Shala).

“Jam i lumtur që fitova meçin kundër boksierit afgan me vendbanim në Austri.

Ky meç ishte kualifikues për titull të Austrisë.

Tash pres datën dhe me filluar mu përgatit për meçin e radhës për titullin e kampionit të Austrisë. 

Shpresoj se do të fitojë këtë sfidë, pastaj me vazhduar me tituj europian e botëror”, thotë Vranoci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat