Xhevdet Peci arrin në Kosovë

Boksi

Xhevdet Peci arrin në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:55
Xhevdet Peci arrin në Kosovë

Në mesnatë, në orën 24.00, pritet të arrijë trupi i pajetë i legjendës së boksit Xhevdet Peci.

Sipas informacioneve të fundit, në orën 24.00 do të arrijë arkivoli në aeroportin “Adem Jashari”.   

Pas disa muajve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, legjenda rikthehet në Kosovë, në vendlindjen e tij.

Zyrtarët e Federatës së boksit dhe disa boksierët e gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, do ta presin trupin e pajetë të Xhevdet Pecit.    

Nesër në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të bëhen homazhe.

Homazhet fillojnë nga 9:00 deri në 12:00.

Nesër në orën 16.30 do të varroset në fshatin e tij të lindjes, në Zhazhë të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat