Xhevdet Peci, kryekomandant, me këta emra i pruri pesë tituj e dridhi një ish Jugosllavi 

Boksi

Xhevdet Peci, kryekomandant, me këta emra i pruri pesë tituj e dridhi një ish Jugosllavi 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2022 Në ora: 13:48
Xhevdet Peci, kryekomandant, me këta emra i pruri pesë tituj e dridhi një ish Jugosllavi 

Sot në orën 16.30, në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, i jepet lamtumira e fundit “grushtit të hekurt”, legjendës së boksit Xhevdet Peci. 

Ish boksieri i mirënjohur, Peci, ka ndërruar jetën në moshën 67 – vjeçare të hënën e 9 majit.

Peci është i vetmi boksier që klubit të boksit Prishtina ia pruri pesë tituj të kampionit të ish Jugosllavisë.

Xhevdet Peci, kryekomandant, me këta emra pruri pesë tituj e dridhi një ish Jugosllavi.

Titullin e parë (1975-76) u arrit me këtë gjeneratë: Haki Peci, Zoran Dediqi, Shefki Bogujevci, Dauti Dauti, Mehmet Bogujevci, Bajram Hashani, Predrag Jovanoviqi, Nazif  Gashi, Enver Hajredini, Xheko Muhoviqi dhe Xhevdet Peci. Prishtina zuri vendin e parë 35 pikë, ndërsa vendi i dytë i takoi Topliçaninit me 30 pikë.

Titulli i dytë (1976-77): Haki Peci, Zoran Dediqi, Shefki Bogujevci, Daut Dauti, Prestreshi, Mehmet Bogujevci, Bajram Hashani, Predrag Jovanoviqi, Sherif Aliu, Enver Hajredini, Gjorgjeviqi,  Xheko Muhoviqi dhe Xhevdet Peci. Prishtina, kampione, tuboi 28 pikë, ndërsa Sllavia - nënkampion me 23 pikë. 

Titulli i tretë (1977-78): Sahit Hajdini, Sami Buzolli, Shefki Bogujevci, Haki Peci, Zoran Dediqi, Mehmet Bogujevci, Daut Dauti, Bajram Hashani, Nazif  Gashi, Beqir Berisha, Xheko Muhoviqi e Xhevdet Peci.

Titulli i katërt (1980): Sahit Hajdini, Sami Buzolli, Zoran Dediqi, Haki Peci, H. Gashi, Memmet Bogujevci, Bajram Hashani, Nazif Gashi, Daut Dauti, Nysret Rexhepi, Naser Bajrami, Rama, Beqir Berisha, Xheko  Muhoviqi, Xhevdet Peci dhe Aziz Salihu. Prishtina, kampione, tuboi 29 pikë, ndërsa Radniçki i Beogradit, nënkampion me 25 pikë.

Titulli i pestë (1984): Abedin Lika, Pajaziti, K. Bajrami, Ramadani, Sami Buzolli, Afrim Majanci, Skënder Hajdini, Hasani, Agim Latifi,  Fatmir Makolli, Halimi, Nysret Rexhepi, Muharrem Gjocaj dhe Xhevdet Peci. Prishtina, kampione, tuboi 20 pikë, ndërsa Smedereva, nënkampion me 16 pikë. Këta emra janë publikuar nga gazetari Fehmi Sejdiu, në sportin e “Rilindjes” në vitin 1984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat