Me nderime të larta u varros mbreti i boksit, Xhevdet Peci 

Boksi

Me nderime të larta u varros mbreti i boksit, Xhevdet Peci 

Nga: K. Goca Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:26
Me nderime të larta u varros mbreti i boksit, Xhevdet Peci 

Pas orës 17.00, i jepet lamtumira e fundit legjendës të boksit Xhevdet Peci. 

Ai u varros me nderimet të larta në fshatin e lindjes, Zhazhë të Mitrovicës.

Në lamtumirën e fundit, morën pjesë figura të njohura të sferave të ndryshme dhe shumë qytetarë.

Në homazhe dhe në varrim mori pjesë edhe kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena.

Ditë e rëndë për Kosovën dhe shqiptarinë. Peci, i vetmi boksier që klubit të boksit Prishtina ia ka prurë pesë tituj të kampionit të ish Jugosllavisë.

Familjarët, gjenerata e artë e KB Prishtina, qytetarë të shumtë, me lot në sy i dhanë lamtumirën për në banesën e fundit, mbretit të boksit Xhevdet Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat