Donjeta Sadiku shkëlqen, fiton sfidën e parë në Kampionatin Botëror

Boksi

Donjeta Sadiku shkëlqen, fiton sfidën e parë në Kampionatin Botëror

Më: 12 maj 2022 Në ora: 19:54
Donjeta Sadiku shkëlqen, fiton sfidën e parë në Kampionatin Botëror

Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror, që po mbahet në Stamboll.

Ajo ka shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg.

Fitore e madhe e boksieres tonë e cila synon medalje.

"I urojmë fat dhe suksese, bursistes tonë olimpike Paris 2024, në 1/8 e finales", uron Komiteti Olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat