Tërhiqet nga sporti

Boksi

Tërhiqet nga sporti

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:05
Tërhiqet nga sporti

Amir Khan ka vendosur të pensionohet nga boksi, pas humbjes që pësoi ndaj Kell Bruk.

Gjatë të gjithë karrierës së tij, Kan u ndesh 40 herë. Nga të gjitha këto luftra ai i fitoi 34 prej tyre, ndërsa humbi gjashtë.

Ish-kampioni i botës njoftimin për pensionim e bëri në rrjetet sociale.

“Është koha të mbyll karrierën time. Ndihem i bekuar që kam pasur një karrierë kaq të mrekullueshme që ka zgjatur mbi 27 vjet.

Dua t’i falënderoj  ekipet e jashtëzakonshme me të cilat kam punuar dhe për familjen, miqtë dhe tifozët e mi,  për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë treguar”, ka shkruar Khan.

Amir Kan u ndesh si boksier në kategorinë e peshave të lehta, ndërsa së fundit ksihte ftesë për një duel edhe nga Florian Marku. Mirëpo duket se kjo përballje vështirë të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat