Shqiptari i Kosovës fiton ndaj Roman Fressin

Boksi

Shqiptari i Kosovës fiton ndaj Roman Fressin

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:54
Shqiptari i Kosovës fiton ndaj Roman Fressin

Armend Xhoxhaj kampion në WBO Inter-Continental, mposht kundërshtarin që s’dinte për humbje

Meçi më i rëndësishëm në Elbauenpark me 1800 spektatorë për titullin WBO Inter-Continental, ishte ajo mes Roman Fress (15-0, 9KO) dhe shqiptarit nga Kosova, Armend Xhoxhaj (13-2, 7 KO).

Xhoxhaj arriti të fitojë meçin me një vendim kontestues të jurisë, edhepse ishte dominues gjatë gjithë kohës, përveç raundit të gjashtë ku pësoi një goditje të fortë.

Rezultati përfundimtar ishte 92-98, 94-96 dhe 96-94 (vendim i ndarë) për shqiptarin, që tashmë gëzon titullin kampion për WBO-Inter-Continental.

Titull plotësisht i merituar, duke i sjellë edhe humbjen e parë në karrierë Roman Fress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat