​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje në Kampionatin Botëror të Boksit

Boksi

​Donjeta Sadiku lufton sot për medalje në Kampionatin Botëror të Boksit

Më: 16 maj 2022 Në ora: 10:11
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku të dielën shënoi fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Stamboll të Turqisë dhe u kualifikua për në çerekfinale.

Ajo fitoi me luftë bindëse 5:0 boksieren Jocelyne Tshamala me prejardhje nga Kongo.

Në kategorinë 57-60 kilogramë, raporton KosovaPress.

Sot, në orët e pasdites, Sadiku do ta zhvillojë luftën e radhës nga ku edhe synon që të fitojë medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat