Aziz Salihu: Të lumtë Donjeta, e kemi ditë që na vjen dita edhe neve 

Boksi

Aziz Salihu: Të lumtë Donjeta, e kemi ditë që na vjen dita edhe neve 

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:05
Aziz Salihu: Të lumtë Donjeta, e kemi ditë që na vjen dita edhe neve 

Legjendës së boksit, Aziz Salihut iu ka bërë zemra mal me suksesin e boksieres së Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, e cila e ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Fituesi i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984, tha se Kosova gjithmonë ka pasur traditë në boks.

“Kosova ka traditë në boks. Kemi qenë dhe jemi numër një”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

“Kjo është kënaqësi, sporti, boksi gjithherë ka qenë dhe është më i miri. Boksi ka prurë më së shumti suksese, si nga Evropa po ashtu edhe nga bota, klubi i boksit Prishtina, e dini se kush ka qenë në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Është kënaqësi e madhe të fitosh medalje, boksi i tregoj popullit se kush jemi,

Kjo është edhe fal punës së Latif Demollit sepse po të mos ishte ai atje, qind për qind do të ishte dëmtu Donjeta”; thotë Salihu. 

Salihu kërkon që edhe shteti të investojë më shumë në boks sepse aty është tradita, janë sukseset. 

“Ministria e sportit, kryeministri, kryetari, duhet të kërkojnë që të krijohen kushtet edhe më të mira për boksin.

Të fitosh medalje me këto kushte, të sigurosh vendin e tretë në botë, është punë e madhe.

Unë si medalist olimpik dhe tri herë pjesëmarrës në Olimpiadë, kërkojë që shteti të investojë më shumë në boks, sepse ky sport ka talent të mëdhenj.

E kemi ditë që na vjen dita edhe neve, boksi është sporti më i shikuar. Boksi nuk është teatër është luftë e vërtetë në ring”, tha më tej.

Sportisti i Shekullit, e uron Donjetën. “Ja uroj këtë medalje, është sukses i madh. Qe dhjetë vjet është duke u munduar, tani me trajnerin Fato Xhakli, me Latif Demollin, e kanë treguar veten. I lumtë Donjetës, uroj të bëhet kampione e botës. E di çka Kampionati Botëror, sepse si pjesëmarrës tri herë në Olimpiadë, mi kanë marrë fitoret padrejtësisht”, përfundon Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat