​Krasniqi reagon pas suksesit të Donjeta Sadikut

Boksi

​Krasniqi reagon pas suksesit të Donjeta Sadikut

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:19
Ismet Krasniqi.


Donjeta Sadiku ka shkruar historinë e boksit kosovar për femra pasi ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Botëror të Boksit

Me këtë sukses është shprehur i lumtur dhe krenar edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Ai ka thënë se Sadiku po e kthen traditën dhe lavdinë qe kishte në vitet e 70-ta dhe 80-ta.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sigurimi i medaljes se bronztë të Donjeta Sadikut në Kampionatin Botëror "Stamboll 2022", tregon se boksi ynë po e kthen traditën dhe lavdinë qe kishte në vitet e 70-ta dhe 80-ta.

I uroj shumë fat dhe suksese në gjysmëfinalen e nesërme, që do t'ia hapte rrugën drejt titullit, kampione e botës.

Forca Donjeta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat