Edhe Aziz Salihu ia njeh meritat Latif Demollit

Boksi

Edhe Aziz Salihu ia njeh meritat Latif Demollit

Nga: K. Goca Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:21
Latif Demolli, majtas

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, ia njeh meritat Latif Demollit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës.  

Salihu kësaj radhe e tha me zemër: “Po të mos ishte Lata, Donjeta Sadiku do të dëmtohej në Kampionatin Botëror.

Është meritë edhe e Latës ky sukses i madh, medalja që u siguruar nga Donjeta ”.

Demolli, vitin e kaluar është emëruar sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. 

Kur e mori detyrën, Demolli ia dha vetes një misionin  të rëndësishëm: “Nuk do ta lejoj veten të pres pensionimin pa fituar një medalje evropiane apo botërore”. Një deklaratë e tij edhe u bë realitet, Donjeta siguroi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Demolli prej se ka ardhur sekretar i përgjithshëm, i ka grah punës e ka vë rend e rregull, mbi të gjitha disiplinë, kjo solli suksesin e madh, sukses që i mungonte boksit de Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat