​Osmani: Sadiku po rikthen rezultatet e gjeneratës së artë të boksierëve nga Kosova

Boksi

​Osmani: Sadiku po rikthen rezultatet e gjeneratës së artë të boksierëve nga Kosova

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:41
Donjeta Sadiku

Zëvendësministrja e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani i ka vlerësuar lartë sukseset e arritura nga boksierja kosovare Donjeta Sadiku në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Turqi.

Sadiku ka fituar tashmë medaljen e bronztë, kurse nesër do të luajë për kualifikim në finale të këtij kampionati, raporton KosovaPress.

Në shkrimin e saj në “Facebook” Osmani ka thënë se me këtë arritje, Donjeta Sadiku po rikthen rezultatet e gjeneratës së artë të boksierëve nga Kosova, të cilët prekën majat e suksesit gjatë viteve të 70-ta e të 80-ta.

Ajo ka shtuar se Donjeta po iu jep përgjigjen më të mirë komunitetit ndërkombëtar se sportistët tanë janë pjesë e elitës botërore, sidomos pas rastit kur vitin e kaluar Serbia nuk e lejoi ekipin kosovar të ishte pjesë e Kampionatit Botëror për meshkuj.

Ky është postimi i polotë i Daulina Osmanit:

Donjeta Sadiku është femra e parë në historinë e sukseseve të boksit të Kosovës që siguroi medalje të nivelit botëror. 

Ajo me këtë arritje po rikthen rezultatet e gjeneratës së artë të boksierëve nga Kosova, të cilët prekën majat e suksesit gjatë viteve të 70-ta e të 80-ta. 

Përderisa vitin e kaluar Kosovës iu ndalua padrejtësisht pjesëmarrja në kampionatin botëror të boksit për meshkuj nga ana e Serbisë në Beograd, suksesi i Donjetës është përgjigjja më e mirë për të dëshmuar tek komuniteti ndërkombëtar se sportistët tanë janë pjesë e elitës botërore.

Storja e Donjetës e cila mbërthen në vete shumë sakrifica dhe përkushtim do të mbetet pjesë e historisë tonë dhe motiv për sportistët e tjerë.

Bravo Donjeta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat